Bylisi u mund dje në Ballsh në miqësoren me Flamurtarin, edhe pse arriti të shënojë që në minutën e tretë me Veselin. Në tribunë ishte i pranishëm edhe trajneri Stavri Nica, që pa nga afër ekipin.

Durrsaku që u dorëhoq nga Laçi kishte arritur akordin me presidentin Kapllanaj dhe dje ishte në Ballsh. Mësohet se teknikut i ka pëlqyer loja e ekipit dhe tashmë do të nisë nga puna me skuadrën e tij të re.

Konfirmimin për marrëveshjen me Nicën e ka konfirmuar edhe presidenti Besnik Kapllanaj për mediat shkruara sportive: “Po, trajneri ynë do të jetë Stavri Nica, i cili do të nisë punën nesër me skuadrën”.

Share: