Ledian Memushaj do të luajë edje sezonin e ardhshëm në Serinë A, pasi Benevento arriti marrëveshjen për ta transferuar mesfushorin vlonjat nga Peskara.

Pas shumë këmbënguljesh gjithçka u bë realitet dhe më së shumti ishte trajneri Baroni ai që e kërkonte mesfushorin në ekipin e tij dhe vetë Memushaj e ka thënë këtë në mediat italiane.

“E njoh shumë mirë trajnerin Baroni, ishte ai që më kërkoi me ngulm. Kur ishte te Peskara e nisëm me një mesfushë me 3 lojtarë, ndërsa më pas ndryshuam skemë. Për mua është e njëjta gjë, nuk kam asnjë problem në aspektin taktik. Në Peskara asgjë nuk funksionoi, shkoi keq çdo detaj. Nuk e di çfarë do t’i duhet Beneventos, por e sigurt është që mbijetesa do të vendoset në javët e fundit, jo që tani.”

Ndërkohë Peskara dhe Benevento kanë zyrtarizuar marrëveshjen e huazimit me detyrim blerjeje për Memushajn.

Share: