Mario Morina ishte vjet pjesë e skuadrës së Kamzës dhe kontribuoi për ngjitjen e këtij ekipi në Superiore, duke qenë shënuesi më i mirë me 10 gola.

Në të shkuarën ai ka veshur fanellën e Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit dhe Kukësit, ndërkohë që ka provuar të luajë në një ndeshje në kupat e Europës me Laçin.

Edhe sivjet ai do të luajë në Kategorinë e Parë, pasi ka nënshkruar me Besën e Kavajës, që duket se pretendon të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

 

Share: