Slaven Biliç u shkarkua dje nga Uest Hemi pas humbjes së pësuar në shtëpi me Liverpulin. Shkarkimi i kroatit kishte kohë që ishte në “ajër” dhe bordi drejtues më në fund e mori vendimin final dhe e mbylli marrëveshjen me Biliç.

Tashmë është zyrtarizuar edhe trajneri i ri dhe ai është David Mojes. Skocezi së fundmi ka drejtuar Sanderlendin, ndërkohë që më parë ka qenë edhe në krye të Mançester Junajtid.

Pjesën më të madhe të karrierës Mojes e ka kaluar në krye të Evertonit, që e ka drejtuar për 11 vite. Gjithashtu ai ka qenë edhe trajner i Sociedadit në Spanjë.

Share: