Julian Ahmataj do të drejtojë edhe këtë sezon në Kategorinë e Parë. Sezonin e shkuar ai ishte në krye të Bylisit për disa kohë, për punuar më pas në krye të skuadrës së Besës së Kavajës.

Tashmë ka ardhur koha për një tjetër eksperiencë dhe tashmë ai ka pranuar ofertën e skuadrës së Korabit, që vjet ishte pjesë e Superiores.

Në krah të tij do të jetë si asistent ish-mbrojtësi Akil Jakupi, ndërsa trajneri portierësh Bledar Vashaku. Në këtë mënyë ka marrë rrugë edhe organizimi i Korabit, që edhe këtë vit do të stërvitet në kryeqytet.

Share: