Luftëtari ka humbur një nga lojtarët kryesorë, pasi mbrojtësi i majtë Vangjel Zguro e ka mbyllur aventurën me bluzinjtë.

Mbrojtësi i majtë u afrua te Luftëtari vjet në janar, kur la skuadrën e Korabit, me të cilën provoi për herë të parë Superioren.

Pjesën më të madhe të karrierës Zguro e ka kaluar te Pogradeci, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Butrintit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai falënderon stagin dhe drejtuesit e Luftëtarit.

img_20180108_154648

Share: