Visar Musliu është veshur zyrtarisht kuqezi. Mbrojtësi qëndror ka nënshkruar ditën e sotme dhe deri në fund të sezonit do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

23-vjeçari pas largimit nga Vardari iu bashkëngjit skuadrës së Prishtinës, që lojtarin e përfaqësueses së Maqedonisë ka vendosur ta huazojë te Shkëndija.

Në fund të sezonit Shkëndija mund ta blejë atë sipas marrëveshjes. Musliu më parë ka luajtur edhe me Renovën dhe në fakt largimi i tij nga Vardari është i çuditshëm.

Share: