Marcelo Troisi nga sot do të jetë trajner i skuadrës së Bylisit, teksa do të nisë edhe përgatitjet në krye të skuadrës.

Për Bylisin ky është trajneri i tretë që drejton skuadrën, pasi më parë në pankinë kanë qenë Eqerem Memushi dhe së fundmi Artan Mërgjyshi, i cili u largua para ndeshjes me Pogradecin.

Troisi e nisi këtë sezon në krye të skuadrës së Laçit, të cilën e drejtoi deri në javën e pestë të kampionatit.  Më parë ai ka drejtuar skuadrone Kukësit, ndërkohë që njihet më së shumti si menaxher, pasi shumica e brazilianëve të ardhur në Superiore gjatë viteve të fundit janë sjellë prej tij.

 

Share: