Nemanja Matiç është lojtari më i ri i Mançester Junajtid i cili ka nëshkruar një kontratë 3-vjeçare, me një mundësi për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.

Serbi ishte kërkese e Murinjos i cili ka bashkëpunuar më parë me të edhe tek Çelsi. Londinezët pranuan ta lënë të lirë lojtarin pas nënshkrimit me mesfushorin francez Bakajoko nga Monako.

Në fjalën e tij të para si djall i kuq Matiç u shpreh: ” Jam i kënaqur që jam bashkuar me Mançester Junajtid. Për të punuar me Hose Murinjo edhe njëherë ishte një mundësi që nuk mund hedhja poshtë.

Unë kam gëzuar kohën time në Çelsin  dhe do të doja të falënderoja klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Nuk mund të pres të takoj shokët e rinj të skuadrës dhe të filloj trajnimin me ta.

Kjo është një kohë mjaft emocionuese për klubin dhe unë pres që të luaj rolin tim në krijimin e  historisë për këtë klub të madh”.

Matiç do të mbajë numrin 31 tek djajtë e kuq dhe shihet si një nga pikat më të rëndësishme për sezonin e ri.

Share: