Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar: Leonardo është trajneri i ri i Antaljasporit.

Ish-trajneri i Interit e Milanit, për pak kohë edhe drejtor sportiv te PSG, kthehet në drejtimin e një skuadre dhe e rinis nga Turqia, ku e presin miliona, por edhe lojtarë me emër, si Samuel Eto’o, Samir Nasri e Zheremi Menez.

Antaljaspori është një klub i pasur dhe shumë ambicioz, që synon të luftojë për kualifikim në kupat e Europës.

Share: