E donte me ngulm largimin dhe ia ka arritur qëllimit. Klubi e kishte pezulluar dhe priste ofertë, që ka ardhur nga anglezët e Hadërsfild.

Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonajn, mbrojtësin e djathtë të Zvicrës dhe Ingolshtatit, që këtë sezon luan në Bungesliga 2.

Hadërsfildi e ka huazuar atë me të drejtë blerje, pasi askush nuk ishte gati të paguante menjëherë për të dhe klubi gjerman ka menduar të kurseje pagën e futbollistit, që rrezikonte të stërvitej me ekipin e dytë.

Tashmë në Angli ai do të ketë një derbi shqiptarësh më Granit Xhakën, shokun e tij të skuadrës te Zvicra. Për Hadërgjonajn ka këmbëngulur Kosova, por lojtari deri më tani nuk e ka pranuar ftesën e FFK-së.

Share: