Flamurtari-Lushnja nuk do të luhet në Vlorë. Sezonin e nisi vetëm Lushnja pa stadium, por si për ironi të fatit, skuadra lagunare i ka sjellë “ters” edhe Flamurtarit, sepse në stadiumin “Flamurtari” fusha ka shumë probleme dhe nuk mund të luhet këtë javë.

Për këtë arsye, tashmë është vendosur që sfida të mos luhet në Vlorë, por të transferohet në Ballsh.

Kjo zgjedhje bën që të ndryshojë edhe orari i përcaktuar, sepse do të luhet në orën 16.00.

Share: