Më në fund Çelsi ia ka  arritur që të bëjë një transferim të madhe. Blerja më e re bluve është mesfushori francez i Monakos, Timou Bakajoko.Lëvizja e tij i ka kushtuar londinizëve 40 milionë paund dhe francezi ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare pasi ka kryer testet mjekësore ditën e djeshme sepse drejtuesit e Çelsit kishin vendosur një kusht që të mos bëjnë blerje lojtarësh që janë të dëmtuar, pasi mesfushori që shkëlqeu në  sezonin e fundit me Monakon kishte pësuar një dëmtim në kofshë dhe kjo e pengonte këvizjen e tij për tek Çelsi.

Por mesa duket francezi i ka kaluar testet mjekësore me pozititvitet. Tani që Konte arriti të konkretizontë këtë blerje që për të ishte më e rëndësishmja, ka dhënë dritën jeshile për largimin e Nemanja Matiç.

Bakajoko do të kthehet nga pushimet në Nju Jork për të finalizuar marrëveshjen, por nuk do të marrë pjesë në ndeshjet parasezonale për shkak të dëmtimit që ka pasur në gju dhe nuk është rikuperuar plotësisht. Kjo është blerja e dytë më e shtrejtë në historinë e klubit londinez, ndërsa është transferimi i tretë për këtë merkato verore,pasi më përpara ka afruar mbrojtësin e Romës, Rudiger dhe portierin e Sitit, Kabajero.

Share: