Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e tyre të parë, pas largimit të Nejmarit, por ai nuk është as Kutinjo as Dembele, por është braziliani Paulinjo i cili ishte një prej objektivave kryesor të katalanasve për këtë merkato verore.

Plot 40 milionë euro do të duhet ti paguajë Guangzhusë për mesfushorin 29-vjeçar Barcelona. Kështu kinezët dalin me fitim pasi e kishin blerë 13 milionë euro nga Totenhemi në vitin 2015.

Share: