Më në fund merr fund “telenovela” Kutinjo. Prej kohësh flitej për një kalim të mundshëm të mesfushorit brazilian drejt Barcelonës dhe më në fund kjo gjë u arrit. Barcelona e kërkonte Kutinjon që në merkaton e verës, pasi braziliani shihej si zëvendësuesi ideal i Nejmarit të larguar.

Pavarësisht se Kutinjo ishte në vitin e fundit të kontratës tek Liverpuli dhe mund të largohej në qershor me parametra zero, gjigantët spanjollë nuk kanë preferuar të presin dhe kanë bërë një ofertë faraonike drejt Liverpulit, plot 145 milionë sterlina. Një ofertë kjo që nuk u refuzua dot nga klubi i Liverpulit.

Kutinjo pritet t’i bashkohet skuadrës katalanase ne ditët në vijim, atëherë kur do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij. 25-vjeçari do të fluturojë drejt Spanjës dhe prezantimi i tij do të bëhet në fillim të javës tjetër.

Share: