Artan Sakaj prej tre vitesh e ka mbyllur karrierën e tij si futbollist dhe tashmë po nis një etapë të re si trajneri. 36-vjeçari vlonjat, cili ka luajtur si mbrojtësi i djathtë, si futbollist veç fanellës së Flamurtarit, ka veshur edhe atë të Teutës, Besës dhe Elbasanit.

Ditën e djeshme ai është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Orikut, që përbëhet kryesisht nga djem të rinj vlonjatë dhe garon në Kategorinë e Dytë.

Vjet ishte shumë pranë ngjitjes në të Parën, gjë që do provojë ta bëjë sivjet, edhe pse ka konkurrencën e fortë të Elbasanit dhe të Butrintit.

Share: