E ardhmja e Albian Ajetit pritet të jetë te Zvicra. Sulmues shqiptar është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Superligën zviceriane ku me St. Gallen ka shënuar 10 gola në 20 ndeshje, duke tërhequr sërish vëndjen e Bazelit që e largoi si lojtar të lirë në viti 2016.

Por, forma e Ajetit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç. Boshnjaku mësohet se i ka rezervuar një ftesë sulmuesit 20 vjeçar për dy ndeshjet e radhës miqësore, atë ndaj Bjellorusisë më 1 qershor dhe atë ndaj Ishujbe Faroe në 10 qershor.

Për shërbimet e sulmuesit, që është vëllai i vogël i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti, pak kohë më parë u interesua dhe Federata Shqiptare e Futbollit, por sipas trajnerit, Xhani de Biazi, Albian Ajeti ende nuk ishte i gatshëm për të qenë pjesë e Shqipërisë.

Share: