Pasi po tenton të joshë Albian Ajetin të veshë fanellën e Zvicrës, Vladimir Petkoviç ka gati ftesën edhe për një tjetër lojtër shqiptar. Bëhet fjalë për Florent Hadërgjojaj që aktualisht është i bllokuar nga FIFA për të mos luajtur te Kosova.

Mbrojtësi që aktivizohet te Ingolshtadi u vëzhgua në fillim nga De Biazi, por më pas afrimi i Elseid Hysajt bëri që vëmëndja ndaj tij të zbehej. Tani Hadërgjonaj ka marrë ftesën nga Zvicra për ndeshjet e radhës miqësore ndaj Bjellorusisë dhe Lihteshtejnit në qershor.

Mbrojtësi do të pranojë këtë ftesë për shkak se te Shqipëria i ka dyert e mbyllura, dhe te Kosova nuk mund të luajë për shkak se FIFA e ka bllokuar këtë gjë.

Share: