Lista e atyre që rrezikonin ndeshjen e ardhshme ishte e gjatë, madje te Flamurtari ishin plot 10 lojtarë që mund të humbnin ndeshjen me Laçin.

Vlonjatët e kaluan me sukses testin, pasi vetëm Danilo Alvesh u ndëshkua nga ata që rrezikonin dhe nuk do të jetë në sfidën e kësaj jave.

Nga ana tjetër, ishte Malota ai që e pësoi, pasi me kartonin verdhë që mori dje, humbet sfidën e radhës me Korabin, një ndeshje që tani vlen për statistika.

Share: