Te Vllaznia nuk ka qetësi ndonjëherë. Gjithmonë do të gjendet diçka për ta prishur atmosferë. Herë borxhet e vjetra, herë rezultatet, herë-herë ndonjë deklaratë e ndonjë ish-futbollisti. Para nisjes për në Ulqin, ku po zhvillohet faza përgatitore, pati “xixa” për listën.

Jashtë mbeti Arsid Kruja dhe Çarles Atsina, ndërkohë që as të rinjtë Brahimaj e Pusi nuk u përfshinë në listë. Trajneri Gjoka ka përzgjedhur të tjerë lojtarë, por ka sërish debate.

Sulmuesi Belajdi Pusi, i cili me Vllazninë U19 vjet bëri një sezon shumë të mirë, ka marrë një ftesë nga Shqipëria U21 për zborin e zakonshëm që trajneri Bushi kryen në këtë periudhë në Turqi. Kjo i ka çuditur në Shkodër, se si Shpresat i hedhin sytë nga sulmuesi i kuqbluve, ndërsa në klub as e grumbullojnë në fazë.

Share: