E mori Realin pa zhurmë, për ta çuar deri në fund të një sezoni që dukej i dështuar totalisht, por në pak muaj Zinedin Zidan ktheu qetësinë në skuadër dhe fitoi Ligën e Kampioneve, duke bindur në çdo drejtim.

Nga një ish-futbollist i madh, tashmë francezi është kthyer në një trajner të madh dhe Reali e ka shpërblyer.

Paga e tij, nga 2.7 milionë në vit që ishte, shkon në 5.5 milionë euro, ndërsa kontrata është deri në vitin 2018.

Një shifër shumë e lartë, por që ende nuk ka arritur nivelin e pagës së Karlo Ançelotit, që te Reali merrte 7.5 milionë në vit.

Tags:
Share: