Kristiano Ronaldo e ka lavdëruar shpesh publikisht trajnerin Zinedin Zidan për marrëdhënien e shkëlqyer që trajneri francez ka ndërtuar me të dhe gjithë skuadrën.

Megjithatë, dashuria mes tyre mund të ketë marrë fund në Ishujt Kanarie, në sfidën e djeshme kundër Las Palmasit.

Me Realin që kryesonte 2-1, Zidan vendosi të zëvendësonte yllin portugez dhe ky i fundit e priti shumë keq, duke dalë i nervozuar nga fusha dhe duke thënë disa fjalë pas shkëmbimit me Zidanin, të cilit nuk ia refuzoi dhënien e dorës.

Megjithatë, zëvendësimi e nervozoi së tepërmi Ronaldon, aq më shumë që më pas Las Palmasi barazoi.

Ishte hera e parë në 7 vjet që Ronaldo zëvendësohet për arsye teknike.

Megjithatë, Zidan me të drejtë është justifikuar: “Ronaldo vjen nga një dëmtim serioz dhe duhet ta ruaj sa më shumë të kem mundësi. Përveç kësaj, të martën luajmë ndaj Dortmundit në Champions League dhe e dua të freskët”.

{YouTube}YlxoAvMM_ys{/YouTube}
Share: