Zinedin Zidan mundohet të evitojë polemikat dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët e tij, por kur vjen puna për të bërë zgjedhje, është i pamëshirshëm.

Trajneri i Realit të Madridit nuk e ka përfshirë fare mesfushorin Isko në listë për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Sportingut të Lisbonës.

Një futbollist mjaft i pëlqyer nga tifozët, Isko ishte pranë largimit në verë dhe duket se që në janar do të kërkojë klub tjetër, pasi te Reali nuk ka të ardhme.

Po aq befasues ka qenë vendimi i Zidanit për të mos grumbulluar Marko Asension, i cili në këtë fillimsezoni ka shkëlqyer, duke u cilësuar një zbulim i vërtetë.

Share: