Reali i Madridit e ka nisur shkëlqyeshëm kampionatin, duke fituar 3-0 në fushën e Real Sociedadit dhe duke luajtur shumë mirë, edhe pse pa disa titullarë.

Pas takimit, trajneri Zinedin Zidan ka shprehur kënaqësinë e tij, por njëkohësisht ka rrëfyer vështirësitë e punës së tij: “Çdo ditë lojtarët përpiqen të më tregojnë se janë të gjithë të rëndësishëm. Asensio sot ishte fantastik dhe tani kur zgjedh formacionin bëhem me dhimbje koke, e kam vërtet të vështirë.

“Mbrojtja ishte perfekte, trajneri dëshiron gjithmonë që të fitojë pa pësuar gol.

“Hames? Është mirë dhe është i lumtur. Ka punuar shumë dhe e ka nisur shkëlqyeshëm.

“Bejl? Jam shumë i kënaqur për të. Fizikisht është lojtari më i vonuar nga të gjithë, por në fushë nuk e vuri re askush. Pastaj, kur shënon shumë gola, kapja e formës bëhet më e lehtë”.

Share: