Nesër përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve, teksa i pari që nuk dëshironte në këtë fazë Lesterin ishte portieri i Juventusit Xhixhi Bufon.

Legjenda e portës së bardhezinjve e argumentoi këtë me faktin se anglezët nuk kanë çfarë të humbasin, ndërkohë që për kampionët e Premier Ligës ka folur edhe Zinedin Zidan për “Sky Sport”.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë trajner që pret të përballet me Lester. Ata kanë arritur diçka që të gjithë thanë se nuk mund ta bëjnë. Shumë mendonin se nuk do e mbanin kreun në Premier Ligë dhe e fituan. Gjithashtu u mendua se nuk e do e përmbysnin rezultatin ndaj Seviljes, por ia arritën me sukses. Ata nuk do të jenë favoritë ndaj kujtdo ekipi në çerekfinale dhe do të përfitojnë nga ky fakt. Të gjithë në këto momente fillojnë të besojnë. Ata kanë lojtarë cilësorë, por mbi të gjitha ata luajnë me pasion dhe me zemër, ndaj nuk është e thjeshtë t’i kalosh”.

Tags:
Share: