I grumbulluar nga Portugalia për përplasjen e 10 nëntorit me Arabinë Sauditenë miqësore, Zhoao Mario lëshon një deklaratë “bombë” për tifozët e Interit, duke dhënë sinjale lamtumire.  Ai pranon se do të donte të luante më shumë dhe se do të shohë nëse do të qëndrojë apo jo tek Inter në janar. Zhoao Mario ka nisur vetëm tre ndeshje nga minuta e parë këtë sezon, dhe përflitet për një shkëmbim me Havier Pastoren e Paris San Zhermenit, dhe ai nuk e mohon mundësinë e largimit nga San Siro. “Nuk mund të bëj asgjë, por normalisht që dua të luaj më shumë, si shumë të tjerë në pozicionin tim,” shprehet ai në një konferencë për shtyp në prag të miqësores së Portugalisë ndaj Arabisë Saudite të premten.

“Mendoj se gjërat mund të ndryshojnë dhe po fokusohem. Një mënyrë apo një tjetër, do të luaj më shumë, nuk jam i shqetësuar. “PSG? Thashethemet janë normale dhe pjesë e futbollit. Gjithmonë jam i fokusuar. Nuk dua të shpërqendrohem pasi jam mësuar me këtë punë. “Do të shohim. Mendoj se është akoma herët dhe ka akoma kohë deri sa të hapet merkato. Do të marr vendimin më të mirë për karrierën time”, është shprehur portugezi.

Share: