Tirana barazoi në miqësoren e parë me Lirinë e Prizrenit, ndërkohë që tanimë ka planifikuar një tjetër ndeshje miqësore me Dinamon, një derbi që i mungon prej kohësh futbollit shqiptar.

Ndërkohë në klub janë të fokusuar edhe te merkatoja dhe për Mervej duhet gjetur sa më shpejt zëvenduesi, ashtu si për Reuben Akua, shitja e të cilit pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Në vend të tij do të vijë Toni Maueje, lojtari i Kombëtares së Ugandës, i cili ka nënshkruar, sikurse është shprehur pas ndeshjes me Lirinë trajneri Ze Maria.

Braziliani ka konfirmuar se zyrtarisht pjesë e bardhebluve do të jetë edhe Kenet Munguna, që vjen nga Gor Mahia dhe njihet mjaft nga trajneri i Tiranës që e ka pasur nën urdhrat e tij në Kenia 21-vjeçarin, i cili shihet si pasuesi i Mervejl.

Share: