Armando Sadiku është lojtari më i ri Legias së Varshavës por përpara tre ditësh më parë, situata ishte krejtësisht ndryshe pasi elbasanasi ishte gati të transferohej te Panathinaikos dhe kishte deklaruar se ishte një dëshirë personale  për të kaluat tek klubi i njohur grek. Edhe Zyrih kishte arritur marrëveshjen me palën greke, por pastaj grekët u tërhoqën në momentet e fundit.

Po, ne kishim një akord me Panathinakosin”, ka konfirmuar  presidenti i Zyrihut, Ançilo Kanepa, i cili ka treguar më pas se çfarë ka ndodhur.
Si justifikim për të prishur marrëveshjen, grekët thanë se në një video, Sadiku kishte folur në mënyrë të pakëndshme rreth besimit fetar. Grekët u ndjenë të fyer dhe refuzuan që të përfshiheshin në marrëveshje”,  u shpreh ai në një intervistë për “Blick”.

Brenda 24 orëve ne na erdhi një ofertë nga Legia e Varshavës dhe gjetëm shpejt akordin. Shifrat? Nuk flas për shifra, as për ato që kanë dalë në mediat shqiptare. Kjo, për arsyen e thjeshtë se deri pak ditë më parë, për Sadikun nuk na kishte mbërritur asnjë ofertë. Ndaj nuk kam pasur asnjëherë arsye të them një shifër të saktë”, ka deklaruar presidenti.

Share: