Kupa e Shqipërisë rikthehet mesjavën e ardhshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshjet të luhen të gjitha në një ditë dhe në një orar, ndryshe nga se ndodhet në sfidat e para të turit të dytë, kur Partizani u përball me Pogradecin një ditë më pas.

Të mërkurën e 13 nëntorit, prej orës 13:00, do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kthimit dhe në “Supersport” do të transmetohet sërish klasikja Vllaznia-Tirana.

Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë

E mërkurë, më 13 nëntor, ora 13:00

Grupi A

Vllaznia – Tirana (0-2) (SS)
Kukësi – Erzeni (4-1)
Teuta – Kamza (1-1)
Skënderbeu – Besëlidhja (1-0)

Grupi B

Laçi – Lushnja (3-1)
Luftëtari – Bylis (1-2)
Flamurtari – Turbina (6-1)
Partizani – Pogradeci (1-0)

Share: