Situata e Zherard Deulofeut sa vjen e bëhet më e komplikuar, duke mbajtur në ankth skuadrën e Milanit. Barcelona nuk tërhiqet nga synimi i saj për ta rikthyer sulmuesin spanjoll në Spanjë, Katalanasit mund ta bëjnë këtë gjë për 12 milionë euro, por Deulofeu nuk bën pjesë në planet e tyre për të ardhmen.

E vetmja arsye që Barcelona dëshiron të riblejë kartonin e sulmuesit është fakti se mund ta shesë atë më shtrenjtë nga sa është klauzola e tij. Klubi blaugrana do të shpenzojë 12 milionë euro për ta marrë sërish në ekip dhe do ta shesë më pas për një shifër jo më pak se 18-20 milionë.

Padyshim një strategji e menduar mirë nga ana e spanjollëve që nuk do ta lënë t’i shpëtojë nga duart kjo mundësi për të fituar disa milionë euro që mund të quheshin të humbura. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës dhe nëse Milani do ta blejë kartonin e Deulofeut me shifrat e reja apo jo.

Share: