Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij dhe jo më kot Napoli e ka blindur, madje i ka vënë edhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh, pasi beson te cilësitë e shkodranit të Kombëtares sonë.

Javën e fundit napoletanët mundën Kaljarin me rezultatin 3-0 dhe Hysaj është përfshirë në formacionin më të mirë pas vlerësimeve të bëra bga “Ëhoscored”.

Mbrojtësi i djathtë është vlerësuar me notën 7.4, duke qenë më i miri në pozicionin e tij. Në formacionin më të mirë ai ndodhet edhe me dy mbrojtës të tjetër të skuadrës së tij, Kulibali dhe Albiol, ndërkohë që edhe Mertens është përfshirë në sulm.

Image may contain: text

Share: