Te Partizani i Beogradit nuk dëshirojnë tua kujtosh eliminimin që u ka bërë Flamurtari i Vlorës. Serbët duan të përqendrohen te ndeshja e nesërme me Skënderbeun dhe duan ta fitojnë.

Miroslav Xhukiç, trajneri i Partizanit, ka folur për mediat serbe para nisjes nga Beogradi, por kur e pyet për eliminimin nga vlonjatët, ai deklaron:

“Mos më pyesni për këtë histori, nuk kemi folur për gjëra negativë. Brezat e rinj nuk e kanë memorien të tillë që të mbajnë mend çfarë ka ndodhur para disa dekadash. Duhet të përqendrohemi dhe të futemi në fushë pa frikë, për të marrë fitoren. Po punojmë mirë dhe besoj se do t’ia dalim”.

Share: