Kamza ka mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Luftëtarin, teksa sulmuesi Sebino Plaku dhe mesfushorët Xhulio Mehmeti dhe Argjend Mustafa nuk janë të gatshëm.

Trajneri Ndreu gjatë këtyre ditëve ka menduar për lëvizjet që do të bëjë, teksa një problem është edhe numri prej katër të huajsh që mund të luajnë në një ndeshje.

Shqetësimi kryesor për momentin është Taulant Kuqi, pasi në mungesë të vlonjatit duhet që në qendër të mbrojtjes të luajnë dyshja Lelis-Fushtar dhe njëri mes Arrabalit, Raçiçit ose Fukuit të qëndrojë në stol.

Gatishmëri a vlonjatit do ta zgjidhte këtë pjesë dhe do të ishte disi më e lehtë për trajnerin krutan të Kamzës, që po karikon skuadrën e tij që mos dalë pa pikë nga kjo transfertë e vështirë me Luftëtarin.

Share: