Besëlidhja do të luajë ditën e sotme një ndeshje mjaft delikate dhe të rëndësishme, teksa do të përballet me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Lezhjanët do të tentojnë kualifikimin historik për në finalen e Kupës së Shqipërisë, në ndeshjen e sotme gjysmëfinale ndaj bardhebluve në kryeqytet.

Pikërisht pak orë para kësaj përballjeje ekipi lezhjan ka marrë edhe një urim të veçantë nga një ish-lojtar i saj. Bëhet fjalë për Orian Xhemalajn, i cili ishte pjesë e Besëlidhjes në pjesën e parë të sezonit, për t’u larguar më pas.

Në prag të ndeshjes gjysëmfinale të kthimit Tirana-Besëlidhja, mesfushori ka postuar një foto duke u uruar suksese ish-shokëve të skuadrës për të arritur një objektiv kaq madhor.

Ja postimi i Orian Xhemalajt në Instagram:

img_6751

Share: