Xhani Infantino uron ekipin e Trepça ’89 për fitimin e titullit kampion. Presidenti i FIFA-s ka dërguar një letër në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku përmes saj shprehte vlerësimin për kampionët e rinj. Ja çfarë shkruhej në letrën e Infantinos:

I dashur president. Trepça ’89 është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Jam i nderuar të urojTrepçën ‘89 për titullin e parë të kampionit.

“Ky titull është si rezultat i përkushtimit të te gjithëve dhe urimet e mia shkojnë për lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik, mjekësorë dhe tifozët për këtë arritje të madhe.”

“Në emër të komunitetit të futbollit do të doja të përgëzoja Trepçën ’89 që na ka ndihmuar të shpërndajmë mesazh pozitiv për futbollin.”

“Jam në dispozicionin tuaj dhe pres që të takohemi së shpejti.”

Share: