Erjon Xhafa është përzgjedhur njeriu i ndeshjes Partizani-Lushnja dhe për këtë është mjaft i kënaqur. Pas ndeshjes ai analizoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe u shpreh në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” se mund të kishin marrë edhe diçka më tepër po të guxonin.

Xhafa është optimist për të ardhmen, pasi sheh një Lushnje që po rritet, ndërkohë që pika e marrë ndaj Partizanin u shërben shumë moralisht.

“Është kënaqësi të jem lojtari i ndeshjes. Ishte ndeshje e vështirë, që e kishim vlerësuar. Vinim nga një situatë jo e mirë. Ishte e vështirë të luajë me Partizanin. Bëmë një ndeshje të mirë, si në dyluftime, si në mbajtjen e topit. Ndoshta duhet të bënim diçka më shumë për të fituar, duhet guxim. Kjo pikë na ngroh për vazhdimësinë. Është një kampionat i vështirë për të gjithë. Do luftojmë për të arritur objektivin tonë”.

“Nuk mendoj se mungoi diçka për sulmuesit, luftuan dhe vrapuan shumë. Ishte e vështirë që të ngriheshim për të sulmuar. Është e vështirë t’i bësh të dyja fazat. Ata na kanë ndihmuar shumë. Pika na ngroh, duhet të marrim pikë, pasi jemi ende në vend të fundit”.

“Golat e pësuar? Ndeshje e para kemi qenë pak të ndrojtur, kemi gabuar edhe shumë. Në këtë kategori është e vështirë, pasi kundërshtarët të shënojnë. Ne punojmë dhe po përmirësohemi dhe pse jo më pas të fitojmë”.

Share: