Përgjigja për “Arenën Kombëtare” erdhi dhe Superkupa e Europës nuk do të zhvillohet në Shqipëri. Edhe pse stadiumi kombëtar ende nuk është ndërtuar, ishte kandidaturë për Superkupën e Europës.

Shumëkush ëndërronte që të bëhet në Tiranë, pasi vjet finalja Real-Mançester Junajtid u zhvillua në Shkup.

Në fund UEFA përzgjodhi “Vodafone Park” të Beshiktashit, një stadium për të cilin janë shpenzuar 100 milionë dollarë dhe është inauguruar vjet. Kapaciteti i tij është prej 43 mijë ulësesh, ndërkohë që bëhet fjalë për një stadium modern që ofron kushte shumë të mira.

Në listën finale ishin përzgjedhur: Stadium de Toulouse,; Florian Albert stadion, Budapesht; Sammy Ofer Stadium, Haifa; Astana Arena, Astana; Ëindsor Park, Belfast; Gdansk Arena, Gdansk; Stadion Narodoëy, Varshavë; Hampden Park, Gllasgou; Besiktas Arena, Stamboll TUR.

 

Share: