Vllaznia e ka shtyrë kualifikimin në Kupë për ndeshjen e dytë, pasi në sfidën e luajtur dje në Krujë ndaj Kastriotit gjithçka u mbyll në barazim pa gola.

Në Shkodër duhet fitorja për të kaluar më tej. Ndërkohë në sfidën e Kupës trajneri Armando Cungu ka ërë një zëvendësim që në pjesën e parë të takimit, duke nxjerrë Bardullën për Ribajn në minutën e 30-të.

Mesfushori mori një goditje dhe stafi mjekësor ka këshilluar që të zëvendësohet  për të mos rrezikuar. Sot do të shihet më mirë gjendja e tij dhe se a është në gjendje për të luajtur në ndeshjen me Teutën të dielën.

Share: