Pero Pejiç është një emër që gjithmone krijon lajm në Shqipëri. Kur luan në Superiore ose jashtë saj. Siç tani, kur kroati aktivizohet me Slaven Belupo.

Pavarësisht moshës 35-vjeçare, në futbollin tonë Pejiç vazhdon shihet si një zgjidhje…goli.

Mediat e ndryshme flasin për një interesim të Partizanit dhe Vllaznisë. Madje disa janë të sigurtë, Pejiç do firmosë në Shkodër, por nuk ka shanse të ndodhë.

Kroati ka nisur sezonin me Kukësin, për tu larguar mbas ndeshjeve europiane. Pejiç luajti në ndeshjet e “Champions” kundër Sherifit të Moldavisë. Një penallti e humbur dhe në Kukës gjeten “fajtorin” e eleminimit. Pejiç u largua, siç largohet dhe vjen gjithmonë. Kroati zgjodhi shtëpine e tij dhe firmosi me Slaven Belupo. 

Pavarësisht ofertave, sulmuesi nuk mund të lëvizë deri në fundin e sezonit. Për faktin e thjeshtë sepse FIFA nuk lejon që një futbollist mund të aktivizohet me më shumë se dy ekipe gjatë një sezoni sportiv. Pra Pejiç, ka plotësuar numrin. Kukësi dhe Slaven Belupo.

Vllaznia dhe ndonjë ekip tjetër duhet të ndryshojnë objektiv. Pero nuk mund të lëvizë pa përfunduar sezoni. 

Share: