Vllaznia me humbjen e pësuar me Laçin në shtëpi i ka komplikuar sërish pozitat e saj në renditje, ndërkohë që po mendohet për përforcimet në janar, sidomos në vijën e parë të sulmit.

Kuqeblutë ndërkohë po përgatiten për ndeshjen e radhës me Flamurtarin në Vlorë dhe para këtij takimi ka probleme për shkak të dëmtimeve të dy titullarëve.

Denis Pjeshka ende se ka hedhur pas shpine dëmtimin në kavilje, madje ai e ka futur këmbën në allçi dhe ende nuk ka zbritur në fushë të nisë përgatitjet i diferencuar, ndaj kthimi i tij duhet pritur.

Për të mos mjaftuar kjo, edhe për mbrojtësin Antonio Marku ka probleme. Shkodrani mori një goditje në gju ndaj Laçit dhe me shumë mundësi nuk do të jetë gati për ndeshjen me Flamurtarin.

Kjo krijon probleme për trajnerin Gjoka, që nuk ka alternativa për linjën e majtë të mbrojtjes dhe sa herë Marku nuk ka qenë është aktivizuar Gurishta ose Gocaj, por llogaritë nuk dalin në këto momente.

Share: