Vllaznia ia ka dalë të fitojë në kryeqytet me Partizanin dhe ka siguruar vendin e parë në grupin A të kampionatit të të rinjve.

Shkodranët shënuan të parët me anë të Palushanit që në minutën e 10-të, ndërkohë që më pas iniciativën e patën vendasit, të cilët në pjesën e parë nuk shënuan dot.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 78-të nga Bajramaj, por nuk zgjati shumë barazimi, pasi Brahimi me goditje dënimi dhe Rajçeviç me penallti i çuan shifrat në 1-3, me Vllazninë kampionë në grupin A.

U19 Kategoria Superiore – Java 27

Partizani – Vllaznia 1-3
Shënues:
Bajramaj 78’ / Palushani 10’, Brahimi 86’, Rajçeviç 89’ (11-m)

Share: