Vllaznia B nuk ka udhëtuar drejt Lushnjes për t’u përballur me Sopotin, sikurse raporton “Shkodrasport.com”.

Kuqeblutë e drejtuar nga Ervis Kraja kanë qenë të cunguar për këtë ndeshje për shkak se sot luan edhe Vllaznia U19, ndërsa nesër ekipi i parë, i cili ka gjithashtu shumë mungesa, do të përballet me Teutën në Durrës.

Klubi shkodran pat bërë një kërkesë për shtyrjen e ndeshjes, por kjo nuk ka ndodhur, duke bërë që nga mos paraqitja e tyre në “Roza Haxhiu” të përfitojë Sopoti, që edhe vitin e ardhshëm do qëndrojë në të Parën

Share: