Vllaznia luan në transfertë këtë javë, teksa nesër do të udhëtojë drejt Laçit, aty ku do përballet me bardhezinjtë që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Shkodranëve do t’u bënte punë edhe një pikë dhe me gjasa loja do bazohet pikërisht te kundërsulmi. Trajneri Cungu vijon të mos e ketë grupin të plotë, pasi i pezulluar me kartonë është sulmuesi Elis Bakaj, ndërkohë që ka edhe të dëmtuar.

Kështu, Bardulla ende nuk është gati, por edhe Arlind Kalaja do të mungojë, sikurse shkruan “Sport Ekspres”, çka bën që numri i mungesave të shkojë në tre, pa llogaritur Markun që e ka mbyllur sezonin, apo Cicmil dhe Agoviç, të cilëve u është bërë dalje nga stafi teknik.

Share: