Korabi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës dhe fillimisht ka zyrtarizuar stafin teknik, me në krye Julian Ahmatajn.

Ndihmës të tij do të jenë Akil Jakupi dhe Blendi Vashaku, ndërkohë tani kanë nisur edhe lëvizjet e para për përforcimin e skuadrës.

Ditln e sotme është zyrtarizuar afrimi i mesfushorit me tipare sulmuese, Majkëll Peçit. Vjet ai ishte pjesë e Sopotit, i huazuar nga Tirana, ndërkohë që para disa ditësh u testua edhe te Laçi me dëshirën për të luajtur në Superiore.

Gjithsesi ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe do jetë pjesë e dibranëve, me të cilët ka firmosur një kontratë 1+1.

Peçi duke firmosur me Korabin
Peçi duke firmosur me Korabin
Share: