Maverik Vinjales bën një super debutim me skuderinë e tij të re, Jamaha. Piloti spanjoll që zëvëndësoi Horge Lorencon arrin të fitojë garën e parë në botërorin e Moto GP, që hapi sot siparin në Katar.

Piloti 22 vjeçar dha një sinjal të qartë qysh në garën e tij të parë me motorrin e tij të ri, duke dominuar totalisht dhe duke treguar se një “erë” e re po vjen në këtë sport.

Ndërkohë, vendi i dytë i takoi një piloti itaian si Andrea Diviciozo që nuk arriti dot të thyejë Vinjalesin, që ishte i pandalshëm në Losail. Vendi i tretë u mor nga Valentino Rosi që bëri gjithashtu një garë të shkëlqyer pasi u nis nga shumë mbrapa, pikërisht në vijën e katër.

Zhgënjim për kampionin e botës, Mark Markez që e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa Lorenzo në garën e parë me Dukatin nuk shkoi më shumë se vendi i 11.

Share: