Kili e ka nisur mjaft mirë aventurën e saj në Kupën e Konfederatave. Skuadra amerikano – latine ka fituar ndeshjen e parë në këtë kompeticion, teksa ka mposhtur 2-0 Kamerunin duke marrë tre pikët e para.

Edhe ose rezultati duket bindës, ekipi i drejtuar nga Pizi nuk e kishte të lehtë të merrte fitoren në këtë sfidë e cila erdhi në minutat e fundit të saj.

Autorët e golave për Kilin ishin Vidal dhe Vargas në minutën e 81′ dhe 92′. Kili ndodhet në Grupin B, i pari në renditje, ndërsa Gjermania do të luajë nesër kundër Australisë.

Share: