Shpesh ka presion ndaj arbitrave dhe kjo është një strategji e klubeve për t’u kompensuar në ndeshjen pasardhëse dhe bëjnë viktimën duke u ankuar me deklarata.

Klube të tjera para çdo ndeshje bëjnë thirrje për gjykim të drejtë, ndërkohë që ka edhe nga ato që përgjithësisht nuk flasin pa iu ardhur në majë të hundës.

Por, ajo penallti e dhënë dje në ndeshjen Vllaznia-Luftëtari nga gjyqtari Emirion Sino është me të vërtetë për të vënë kujën, ose për paaftësinë e tij, ose për dashakeqësinë.

Pamjet e servirura, tregojnë qartë që Tafili “fluturon” vetë në ajër dhe bie, ndërsa pamja e gjyqtarit të takimit është e qartë, por kjo nuk mjafton për të dhe akordon një 11 metërsh absurd, që futet në listën e disa të tillave të dhëna këtë sezon në Superiore.

Share: