Kamza doli me pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar me Kukësin në transfertë dhe ndan vendin e tretë me Laçin dhe verilindorët. Ermir Rezi ishte ai që vendoi fatet e takimit të së shtunës dhe tani po mendohet për ndeshjen e radhës me Skënderbeun në shtëpi.

Një përballje shumë e fortë, që Kamza do kërkojë ta kalojë me sukses, por për trajnerin Ramadan Ndreu do të mungojë një nga titullarët më të rëndësishëm.

Kartoni i verdhë që Enea Jorgji akordoi për Masato Fukuin ishte i katërti dhe japonezi u ndal pas 19 javësh, që i kishte luajtur të plota. Kështu ai do të pushojë këtë javë, ndërkohë që kthehet nga pezullimi Bruno Arrabal, një nga lojtarët më të spikatur te Kamza deri më tani.

Share: