Në Interlagos është Sebastan vetel ai që fiton, por janë Hamilton dhe Masa që i “vjedhin” skenën në Brazil. Hamilton është piloti i ditës për parakalimet fantastike që ka bërë gjithë garën, ndërsa Masa që për të dytin vit radhazi i jep lamtumirën sportit në Brazil, në shtëpinë  e tij.

Gara nis menjëherë spektakolare, me Vetel që i merr kreun në nisje Botas, ndërsa Raikonen e Verstapen mbrojnë pozicionet e tyre. Kampioni i ri i botës, Hamilton e nis nga bokset për shkak të përplasjes së djeshme në prova, që e klasifikuan të fundit në nisje. Përpara tij ndodhin dy aksidente që i japin menjëherë 6 pozicione dhe nga këtu nis rrugëtimi i parakalimeve të britanikut, i ndjekur nga Riçardo. Australiani i Redbull niset vetëm i 15-ti, por edhe ai përfshihet në një aksident që e dërgon në vendin e fundit.

Në fund Hamilton arrin i katërti dhe Riçardo i gjashti, mes tyre vendoset Verstapen, ndërsa podi ishte me Vetel në krye dhe dyshen finlandeze Botas – Raikonen. Një duel që zgjati për gjithë garën pa asnjë parakalim ishte ai mes ish-shokëve të skuadrës, Masa – Alonso, fituar nga braziliani. Ndërsa për 10 xhiro, sërish pa parakalim ka qenë edhe dueli për katin e poshtëm të podiumit mes Raikonen dhe Hamilton.

vetel

Share: