Para ndeshjes me Turqinë ka dalë në konferencë edhe mbrojtësi Frederik Veseli, i cili ka folur për përballjen, që ai nuk e konsideron aspak miqësore.

Veç sfidës me Turqinë, mbrojtësi flet edhe për eksperiencën e tij në Itali me Empolin, duke treguar se ka pasur oferta nga Seria A, por nuk lëvizi për presidenti i skuadrës italiane ka vënë “veton”

NDESHJA – “Nuk ekzistojnë ndeshjet miqësore. Edhe ndaj Turqisë do të kërkojmë të japim maksimumin dhe të paraqitemi mirë. Kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur këtë sfidë dhe mendoj se kemi punuar mirë, jemi bashkuar edhe më tepër si grup dhe kemi pasur mundësi të njohim më mirë edhe trajnerin”.

AVENTURA NË ITALI – “Jam në formë të mirë dhe kam qenë në fushë rregullisht. Jam munduar të jap më të mirën dhe besoj se po ecim mirë. Kemi marrë edhe disa rezultate negative, por do të tentojmë deri në fund shanset për t’u ngjitur në Serinë A. Është e vërtetë që kam pasur oferta nga klube të Serisë A, në merkaton e verës, por presidenti i Empolit nuk më la të largohem, duke më rinovuar edhe kontratën. Tani jam i përqendruar të jap maksimumin, për t’u ngjitur në Serinë A, bashkë me Empolin”.

Share: